Muharremi: A është në kolaps sistemi energjetik në Kosovë a çka?

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 kemi importu €105,291,719 energji elektrike.
Qikjo shumë përbën 91.75% të gjithë importit të vitit 2024, që ishte €114,779,303.
-Janar: €54,970,268
-Shkurt: €2,035,680
-Mars: €48,285,771
Gjithsejt: €105,291,719
Pyetja shtrohet, çka po ndodh me sistemin tonë energjetik?
A ka dështim në prodhim vendor, apo a ka diçka tjetër që nuk po e kuptojmë?
Dikush duhet me dalë me sqarime, sidomos ata që e kanë menaxhu sektorin e energjisë! Nuk është normale që për vetëm 3 muaj të importojmë pothuajse krejt sa krejt viti i kaluar.
Keqmenaxhimi i sistemit nuk guxon me u pagu nga qytetarët e as nga bizneset!
Nuk është normale që familjet me u varfëru e prodhuesit me u dobësu për shkak të vendimeve të gabuara të atyre që janë në majë të institucioneve.