Muharremi: Dy orët e fundit janë thelbësore, vëllimi më i madh i votave vjen nga 12h-17h
Opinionisti Shenoll Muharremi ka komentuar procesin dhe pjesëmarrjen e personave në zgjedhjet e raundit të dytë.
Muharremi tha se në raundin e parë ka pasur më shumë votues.
“Mitrovicë ka shku pjesëmarrja 29,513 vota / 34.8% (e fundit nga KQZ ora 17h). Me 12 tetor kanë votuar rreth 33k persona. Dy orët e fundit janë sigurisht thelbësore. Te shohim nëse po kalon pjesëmarrja e 12 tetorit e më vonë e kuptojmë edhe kush sa vota ka fituar. Thuhet që vëllimi më i madh i votave vjen nga 12h-17h”, tha Muharremi.

