Muharremi: LVV-në e preferojnë më së shumti votues me të ardhura 151-300 euro

Analisti Shenoll Muharremi ka ndarë rezultatet e matjes së fundit të qershorit, ku tregohet se LVV-ja është më popullore ndër votuesit me të ardhura të ulëta dhe mesatare, duke arritur kulmin me 49.5% te ata që fitojnë 151-300 euro.
Sipas Muharremit, PDK-ja ka përkrahje të ulët te grupet me të ardhura të ulëta, por rritet në mënyrë të dukshme tek ata me të ardhura më të larta, duke arritur 32.1% te ata që fitojnë mbi 900 euro.
Ndërsa, LDK-ja mbështetet më shumë nga qytetarët me të ardhura të ulëta (28.8%), por ka një rënie të dukshme te ata me të ardhura më të larta, duke u regjistruar vetëm 8.6% te ata me 751-900 euro dhe 15.4% te ata që fitojnë mbi 900 euro.
Postimi i plotë:
LVV-ja e preferojnë më së shumti votues me të ardhura 151-300 euro (49.5%)
Sipas matjes së fundit të qershorit, Omnibus, VV pëkrahet më së shumti prej personaev me të ardhura të ulëta dhe mesatare të ulëta. PDK fillon me përkrahje të ulët tek shtresat me të ardhura minimale dhe kulmon si partia e parë tek klasa e mesme dhe e lartë. LDK ka bazë të fortë tek ata me të ardhura të ulta e pasataj ka rënie në shtresat e mesme.
LVV:
-Ka përkrahjen më të lartë te qytetarët me të ardhura të ulëta:
-46.2% te ata me të ardhura deri 150 euro
-Arrin kulmin në grupin 151-300 euro me 49.5%
-Rënia është e vazhdueshme me rritjen e të ardhurave me vetëm 29.5% te ata me mbi 900 euro

PDK:
-Fillon me 12.5% përkrahje te grupi me të hyra të ulëta dhe rritet ndjeshëm me rrtjhe të të ardhurave
-Nga 24.7% (301–450 euro)
-Partia e parë me 32.1% për ata që fitojnë mbi 900 euro
LDK:
-Përkrahje të fortë 28.8% tek personat me të ardhura më të ulëta
-Rënie në grupet e tjera
-Vetëm 8.6% te qytetarët me të ardhura 751-900 euro
-15.4% persona me te ardhura mbi 900 euro.