Muharremi pas njoftimit për rritjen e pagës minimale: Ja nisën këta me i korruptu qytetarët për vota a?
Analisti ekonomik Shënoll Muharremi ka reaguar ndaj propozimit për rritjen e pagës minimale në 500 euro.
Sipas Muharremit, rritja e pagës minimale duhet të diskutohet me komunitetin e biznesit dhe të mbështetet në analiza profesionale, e jo të merret si vendim elektoral.
Postimi i plotë:
Ja nisën këta me i korruptu qytetarët për vota a?
Po shitet e ardhmja e Kosovës, e po rrezikohen bizneset dhe ekonomia, për disa vota më shumë.
Mirë është që rritet paga minimale se fuqia blerëse e qytetarit ka rënë për toke vitet e fundit. Dmth çmimet janë rritur vitet e fundit dramatikisht nga keqmenaxhimi i ekonomisë dhe energjisë, por çfarë efekti ka rritja e pagës minimale në 500 euro për sektorin privat e bizneset, a ka shiqu najkush?
A nuk duhet maspari me bisedu dhe me dialogu me bizneset për punët që i prekin ata dhe operacionet biznesore kaq direkt?
A duhet ne i pyet, a është kjo e qëndrueshme? A kemi bërë ndonjë studim për ndikimin e saj? A e dimë se çfarë efekti mund të ketë kjo masë në ekonominë tonë dhe në bizneset vendore?
A keni mendu me i ndihmu disi që me kompenzu këtë taksë e haraxh shtesë?
Ose mesiguri vetëm keni vendosë paushall, sa për me marrë ndonjë votë më shumë, e pastaj le të digjet ekonomia e bizneset le të mshelen. Njësoj si kanë vepru edhe me energji. Nuk kanë kriju kapacitet, e kanë rritë importin dhe çminin në qiell, e pastaj i kanë përzanë bizneset nga rrjeti dhe energjia e lirë që prodhohet në Kosovë. Cmimet kanë shku në qiell, qytetari po e paguan barrën me cmime të larta në market dhe për shërbime.
Ngjashëm, sikur me energji, kjo masë ka me i rritë çmimet e produkteve dhe shërbimeve edhe më shumë. Se kush e paguan në fund këtë? Mos po e paguajnë ministrat prej xhepit apo kursimet e tyre? Jo. Bizneseve ka me ju rritë kosto e operacioneve, ata kanë me rritë barrën për qytetar.
E pastaj çka ndodhë? Ekonomi, bizneset kosovare bëhen edhe më pak konkurrente dhe rritet importi e deficiti tregtar. E çka ndodhë pastaj? Rriten edhe më shumë çmimet.. Një cikël vicioz ku fuqia blerëse shkatërrohet sistematikisht e me to edhe bizneset dhe ekonomia vendore.
Maspari duhet me kriju kushte më të mira për bizneset, duhet me i forcu, e jo me i goditë pa u ndalë kështu.. e pastaj mundesh me jau rritë taksat e me marrë vendime për paga.
Kjo që po bëhet periudhën e fundit është politikë ekonomike për me e korruptu votuesin pa asnjë vlerësim profesional dhe pa e ditur fare ndikimin në treg, ekonomi dhe te bizneset.
Kjo po ndodh në një kohë kur bizneset janë nën presion nga kostoja e lartë e energjisë dhe nga importet e shumta, ky vendim elektoral vetëm sa ka me i godatë edhe më shumë bizneset tona, edhe ashtu në kushte shumë të vështira.
Përfiton pra politika e partia në pushtet, por rrezikohet biznesi, rrezikohet ekonomia, rritet importi dhe, natyrisht, shtohet edhe migrimi i rinisë jashtë vendit.
Me fjalë të tjera, po shitet e ardhmja e Kosovës për disa vota më shumë sot./Indeksonline.

