75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 14 Tetor 2022 / A. M.

Muhaxheri demanton mediat serbe: Porfirije nuk dha deklarata nacionaliste, e respektoi Kosovën!

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri mori pjesë në manastirin e Patrikanës së Pejës në aktin ceremonial të shugurimit të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, në fronin e kryepeshkopit të Pejës dhe patriarkut të serbëve.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se në këtë ceremoni nuk kishte deklarata nacionaliste, ashtu siç raportuan mediat beogradase.

Sipas tij, të gjitha deklaratat ishin paqësore për bashkëpunim mes njerëzve dhe të mirën e njerizimit dhe nuk ka pas në frymën e nacionalizmit.

PATRIARKU PORFIRIJE, I FRONËZUAR NË PATRIARKINË E PEÇËS, thotë në predikimin e tij: Paqja është ajo që Zoti pret nga ne (FOTO/VIDEO)

“Po kam shkuar ja kam uruar festën dhe kam marrë pjesë në drekën zyrtare. Nuk ka pas deklarata kundër Kosovës gjitha kanë qenë në frymën e paqes dhe tolerancës. Jo vallai, ka thënë kryetari i Kosovës, kryetari i Pejës dhe institucioneve të Kosovës. Nuk ka thënë asnjëherë “Kosovo Metohi”. E ka përmend edhe ministrin e Kthimit”, u shpreh ai.

Kujtojmë se pas shugurimit, Porfirije tha në Patrikanën e Pejës se programi i tij është “paqja dhe vetëm paqja, dhe para së gjithash me fqinjët e parë, paqja është e vetmja mundësi për mbijetesën e fëmijëve tanë dhe të tyre”.

“Ftoj të gjithë besimtarët nga ky vend që të lutemi për të gjithë njerëzit, për të gjithë vëllezërit dhe motrat, për të gjithë bashkatdhetarët dhe ata me të cilët jetojmë, e para së gjithash për vëllezërit shqiptarë, që së bashku të ndërtojmë paqen, ashtu siç ndërtuan familjet serbe me ato shqiptare, të cilat e ruajtën Patrikanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit në kohët e mira dhe të liga”, tha patriarku Porfirije. /Indeksonline/