75 Mall Live Search
17:51 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / OSH

Muhaxheri e vlerëson të dështuar qeverisjen njëvjeçare të Kurtit, “duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve për mashtrim”

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, ka folur për qeverisjen njëvjeçare të Albin Kurtit, në emisionin “Pasdite” me Armela Ferkon.

Ai e ka përshkruar si të dështuar qeverisjen njëvjeçare. Sipas tij, Kurti është dashur t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për mashtrim.

Ndër veprimet më të dëmshme të kësaj qeverie, Muhaxheri ka përmendur shtrenjtimin e energjisë elektrike që e ka cilësuar si barrë të rëndë për xhepin e qytetarëve.