Muhaxheri emëron Faik Zekajn shef të kabinetit në Pejë
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka emëruar Faik Zekajn shef të kabinetit në këtë komunë.
Zekaj, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se për të është nder dhe përgjegjësi që, pas mandatit të fundit si këshilltar për media i kryetarit, të drejtojë Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Pejës në pozitën e shefit të kabinetit.
Ai ka shtuar se kjo detyrë për të nuk është thjesht një objektiv, por një mision politik për të shërbyer me më shumë përkushtim ndaj qytetarëve.
“Nuk është thjesht objektiv, por misioni im politik për të shërbyer me më shumë përkushtim. Qytetarët e Komunës së Pejës janë forca dhe dinjiteti im, kudo që janë dhe do të jenë. Me përulësi, ecim së bashku drejt projekteve të ardhshme për komunën tonë”, ka shkruar Zekaj./IndeksOnline/

