75 Mall Live Search
21:58 / E Martë, 12 Shtator 2023 / MSH

Muhaxheri i prerë: E kemi kryetar Lumirin edhe për 15 vjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri është shprehur se partia e tij e ka zgjidhur çështjen e liderit për 15 vite.

Sipas tij ai është kryetari i tanishëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Muhaxheri në emisionin Pressing në T7, të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun e ka cilësuar si lider të pakontestueshëm për një kohë të gjatë.

“Unë besoj që e kemi zgjedhur problemin e liderit për 15 vjet, këtë problem të liderit e ka të kryer, nuk besoj që do të ketë garë brenda partisë që mundet ta rrezikoi Lumir Abdixhikun”, ka thënë Muhaxheri.

“Unë mendoj që është e natyrshme të ketë ambicie, dk të mund të kisha edhe unëisha mujt me pas edhe unë, siç ka pasur edhe Lutfi Haziri. Por unë mendoj se do të ketë një konsensus që Abdixhiku do të jetë lider i pakontestueshëm për një kohë të gjatë”, ka shtuar kryetari i Pejës.