12:35 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / A. M.

Muhaxheri: Jepi një 15-she burg, pastaj e shohim a çojnë dorë në gazetarët e tjerë

Gazetari i njohur, Agim Muhaxheri, ka dënuar sulmin brutal që i është bërë gazetarit, Visar Duriqi.

Sipas Muhaxherit, sulmuesit duhet ta marrin dënimin e merituar.

“Shpata e drejtësisë t’i godasë pamëshirshëm. Nuk ka pardon ndaj kriminelëve. Ata s’bën ta shohin diellin me sy. Dënojini sulmuesit me burgim… Jepi një 15-she, pastaj e sheh ti a çojnë dorë në gazetarët e tjerët”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.

May be an image of one or more people

Postim i plotë:

Jepi një 15-she – e sheh ti a çojnë dorë në gazetarët !

Ajo çfarë ndodhi me gazetarin Visar Duriqi është krim tinëzar, mizor, lemeritës.

I zënë pritën tre persona, pasmesnate, në hyrje të banesës së tij në Fushë- Kosovë, pas një emisioni televiziv.

I thyen dhëmbët e hundën.

Tmerr !

Trishtim !

Krimi nuk ka brirë !

Kush janë sulmuesit ?

Shpata e drejtësisë t’i godet pamëshirshëm.

Nuk ka pardon ndaj kriminelëve.

Ata s’bënë ta shohin diellin me sy.

Dënojini sulmuesit me burgim…

Jepi një 15-she, pastaj e sheh ti a çojnë dorë në gazetarët e të tjerët.

Prokurorët e gjykatësit të kenë parasysh qëllimin e dënimit.

I mikloni dorasit, humb kuptimi i qëllimit të dënimit.

Populli nuk e thotë më kot: Prite punën sa s’u ba se kur t’bahet mos e kaj.