Muhaxheri kritika Kurtit: M’çuditi, e kish lëshu flamurin – s’pe lyp më Çakorrin

Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muxhari, ka deklaruar se nuk sheh ndonjë rrezikim nga kundërshtarët e tij për postin e të parit të kësaj komune.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Muhaxheri “goditi” kandidatin nga radhët e VV-së, Taulant Kelmendin, i cili sipas Muhaxherit, po përdor Albin Kurtin si garanci për fitore.
“Njeriu që nuk dinë me vlerësu punën e tjetrit, ai nuk di vetë me punu. Për me ditë me punu, duhet me ditë me vlerësu punën e dikujt tjetër. Këta nuk mundem me e vlerësu punën që e kam bërë, dikush prej inatit, dikush nuk mundet me e kuptu atë punë që është bërë”.
“Tani çka po doket qesharake, po dojnë kryeministrin me përdorë dhe ai me qenë domethënë garanci e fitores së dikujt i cili nuk ka punuar asgjë për komunën e Pejës, m’i këqyr dytë bashkë kurrgjë s’kanë bë. Pas pesë vjetëve iu ka ra në mend që duhet me bë rrugën Pejë-Kuqishtë-Çakorr, dhe kandidatit për kryetar i ka ra ndërmend që duhet me çel kufirin në Çakorr”, tha Muhaxheri.
Sipas Muhaxherit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti “e ka lëshuar flamurin, dhe s’po e lyp me e kthy Çakorrin”