22:25 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Muhaxheri: LDK është parti që nuk tradhton, ai që e mori besimin e qytetarëve të mos frikësohet ta qojë vendin përpara

Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nesër në ora 11:30 kur edhe do të zhvillohet takimi i të parit të LDK-së, Isa Mustafa me të Dërguarin e Posaçëm të Amerikës, Richard Grenell do të qartësohet çështja e koalicionit.

“Besoj se nesër në 11:30 do të qartësohet kjo në LDK dhe ndoshta edhe pasdite të mblidhet sërish Kryesia dhe të diskutohet, por oferta jonë nuk mund të ndryshojë. Është fuqi madhore që Grenell të ndryshojë këtë, por qëndrimet politike janë këto, pra kësisoj. Ne po mundohemi të jemi serioz karshi partnerit, LDK është parti serioze që nuk tradhton. Nëse ai nuk don është përgjegjësi e mandatarit për kryeministër, ai ndoshta ka fjalë të tjera, por ne i kemi këto. Pra nuk ka plan B, është plani A që vendit t’i jepet qeverisja”, tha ai në Dukagjin, transmeton Indeksonline.

Madje Muhaxheri tha se është mirë që ai që e mori besimin e qytetarëve të mos frikësohet dhe të qoje vendin përpara./Indeksonline/