75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Muhaxheri ndihmon serbin me 2500 euro për prodhim të rakisë, reagon deputeti i AAK-së

Sipas një vendimi, të publikuar nga deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, thuhet se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ia ka aprovuar kërkesën Millosh Dimitrijeviqit, për ndihmë financiare për blerjen e makinave për prodhimin e rakisë.

Vlera e ndihmës që ia ka ndarë, është 2500 euro.

Deputeti Syla, ka reaguar ndaj këtij vendimi, derisa thotë se “Serbia po ndihmohet në Kosovë më këso veprime e me njerëz si Gazmend Muhaxheri, a në anën tjetër, varfëria po lulëzon në Pejë”.

Ky është postimi i plotë i Sylës:

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ia paska dhënë 2500 euro nga paratë e qytetarëve Millosh Dimitrijeviq, nga Gorozhdeci që njihet si Kryetar i Strukturave Paralele në Pejë. Serbia po ndihmohet në Kosovë më këso veprime e me njerëz si Gazmend Muhaxheri, a në anën tjetër, varfëria po lulëzon në Pejë.

Turp!