LDK nuk tregon se çfarë hapa do të marrë për Prishtinën
Gazmend Muhaxheri, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë se kjo parti nuk po e kupton përse Vetëvendosje nuk po pranon rinumërim të votave të balotazhit në Prishtinë.
Ai ka thënë se nesër do të vendosin për hapat që do t’i marrin për Prishtinën. Muhaxheri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ka thënë se sa i përket Istogut, LDK mendon se është një proces kriminal në të cilin struktura kriminale kanë vjedh identitetin e votuesve të Istogut kanë manipuluar me ndjenjat e qytetarëve edhe i kanë dërguar 1 mijë e 300 fletvotime me postë nga tri qendra të ndryshme të cilat janë identike njëra me tjetrën .
“Po na mendojmë që është cenuar e drejta e kandidatit Abrashi, për me pas rinumërim të votave . Një e drejtë demokratike për me pasur paq që është fitorja ashtu si është . Nuk po mundem me kuptua frikën e Vetëvendosjes nga rinumërimi i votave. Kandidati jonë ka të drejtë me pas rinumërimin e votave dhe me e ditë se e ka humb një garë ferë dhe të pastër “, tha Muhaxheri.
I pyetur se çfarë hapa do të marr LDK-ja për Komunën e Prishtinës. Muhaxheri tha se ka mbetur procesi i hapur dhe presin që ditëve në vazhdim të marrin vendim.
“Ka mbet proces i hapur. Normal që nuk pranohen rezultatet , nëse ka dyshime që nuk janë votat në rregull. Neve po na habit frika e Vetëvendosjes nga rinumërimi është dozë shtesë për kandidatin tonë që me kërkua rinumërimin e votave . Sepse po të ishin të sigurte në fitore nuk kish pasur hezitim që votat me u rinumërua edhe me pas një rezultat i cili pranohet dhe nga kandidatit tonë. “, tha Muhaxheri.
Ndërsa , ai ka thënë se janë duke pritur që procesi i Istogut të përfundojë duke thënë se LDK-ja do të ndjek të gjitha rrugët ligjore, pasi sipas tij atje është zhvilluar një proces kriminal.
“Ndërsa sa i përket Istogut, LDK mendon se është një proces kriminal në të cilin struktura kriminale kanë vjedh identitetin e votuesve të Istogut kanë manipulua me ndjenjat e qytetarëve edhe i kanë dërgua 1 mijë e 300 fletë votime me postë nga tri qendra të ndryshme të cilat janë identike njëra me tjetrën . Kanë votuar njerëz të vdekur , kanë votuar njerëzit të cilët në Istog jetojnë e kanë votua jashtë ju është mohu e drejta e tyre për të votuar në Istog. Ky proces duhet të ndiqet nga organet e hetuesisë “, tha Muhaxheri.
Sipas tij kjo procedurë do të vazhdojë deri në zbardhjen e këtij rasti. Ai po ashtu tha se PZAP-ja ka me qindra argumente që kanë votuar njerëzit të vdekur dhe ai beson se do të marr vendimin e duhur.