Muhaxheri: Peja votoi vertikalisht për lartësi, jo për ulësi!
Pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit dhe rezultateve të EXIT Poll-eve të cilat e nxorën bindshëm fiitues me 59.5 për qind, ka reaguar kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se disa e matën politikën me rreshta horizontalë, ndërkaq ata e matën me sukseset që u ngritën, rrugët që u ndërtuan dhe projektet që u përfunduan.
“Disa e matën politikën me rreshta horizontalë. Ne e matëm me sukseset që u ngritën, rrugët që u ndërtuan, projektet që u përfunduan. Peja votoi vertikalisht: për lartësi, jo për ulësi. Faleminderit Pejë”, ka shkruar Muhaxheri.

