75 Mall Live Search
22:24 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Muhaxheri: VV të na kthej kryeparlamentarin

Kryetari i Pejës që është njëkohësisht edhe kryetari i Degës së LDK-së në Pejë Gazmend Muhaxheri, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se është për marrëveshje me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se presin një ofertë të re nga Vetëvendosje për të zëvendësuar kryeparlamentarin që ishte paraparë t’i takojë LDK-së, përcjell Telegrafi.

“Do të duhet të bëhet një qeveri e balancuar. Duhet të kthehet kryeparlamentari, ose të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër. Duhet të negociohet në parime të barabarta”, tha ai./IndeksOnline/