11:31 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Muja: Fakt i turpshëm, një ari tokë në Mirushë është shitur 11 euro

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, Armend Muja ka thënë se në raportin e punës së AKP-së kanë gjetur fakte, sic i ka quajtur ai të tmerrshme.

Ai tha se kanë gjetur se nga AKP-ja, është shitur toka në Mirushë për 11 euro.

“E dyta në kuadër të këtij procesi janë likuiduar 111 ndërmarrje bujqësore. 25 mijë hektarë tokë janë shitur me çmim mesatar 20 euro për hektarë./ është shitur toka në Mirushë në Malishevë për 11 euro ari. E njëjtat tokë pastaj është përdorur për shpronësim 1 mijë euro ari”, ka thënë Muja.