21:09 / E Martë, 27 Shtator 2022 / Andronika

Muja: Përbërja e SBAShK-ut reflekton impulse politike të PAN-it

Deputeti i VV-së, Armend Muja për sindikalistët e SBAShK-ut ka thënë se reflektojnë impulse politike të PAN-it, derisa ka shtuar se sekretari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri është “Kadri Vesel i hapur”Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Armend Muja në lidhje me grevat e përgjithshme dhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se sindikalistët janë pjesë e PAN-it, ka thënë se përbërja e SBAShK-ut reflekton impulse politike të PAN-it, ku siç thotë sekretari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri është militant i PDK-së.

“Ymer Ymeri është Kadri Veseli i hapur”, ka deklaruar ai në emisionin “Debat Plus”.Kjo grevë nuk është duke u bërë për nxënësit as për mësimdhënësit, por ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, problemi i SBAShK-ut nuk është nxënësi, por 14 shkurti.Nimani: Në këtë vend nuk ka dialog të mirëfilltë

Ndërsa Zenun Nimani nga SBAShK-u, në lidhje me deklaratat e Kurtit ka thënë se është fatkeqësi që një kryeministër të ketë një prononcim të tillë, pasi sipas tij “këta sindikalistë të PAN-it janë një përqindje e madhe e votuesve të tij”.Sipas tij, Kurti duhet të shikojë të rregullojë diçka e jo të nxitë edhe më shumë grevën.

Nimani iu ka kundërpërgjigjur deputetit Muja i cili tha se Ymer Ymeri është Kadri Vesel i Hapur duke i thënë se në këtë vend nuk ka dialog të mirëfilltë dhe të sinqertë duke i thënë se asnjëri nuk e ka bërë këtë grevë individualisht por në konsultim me anëtarësinë dhe kërkesat e tyre.