Muja shpalos kontratat e nënshkruara me Vuk Hamoviqin, për blerje të energjisë
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është deklaruar rreth pretendimeve që më 28 nëntor, Kosova importoi energji elektrike nga Serbia.
Në një konferencë për media, Muja ka shpalosur të dhënat përmes të cilave thotë se ardhja e NOA-s në tregun energjetik në Kosovë daton që nga viti 2017, shkruan IndeksOnline.
“Ne na interesoi se kush nënshkroi kontratë me NOA-n. Kontrata u nënshkrua më 2019, nga KEK-u dhe NOA, teksa e dyta më 2021, nga kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Përparim Kabashi, katër ditë para se të merrte këtë detyrë Nagip Krasniqi”, u shpreh Muja.
Ai thotë se Kabashi ka qenë i deleguar nga LDK-ja, si në bord të ZRRE-së, ashtu edhe në KEK.
“Në bazë të vështrimit tonë, faturë për faturë, kontratat e para me Vukhamoviç, me lejoni të pyes kolegen e LDK-së, për kontratat e nënshkruara gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.
Muja thotë se nga viti 2008 e deri më 2013, është nënshkruar kontrata në vlerë prej 141 milionë eurosh, me kompaninë e Vuk Hamoviqit.
“Subjekti që nënshkroi kontratë në vitin 2019 me Vuk Hamoviçqn vazhdon të jetë i njëjtë”, shtoi Muja.
Ai thotë se dëmi që i është shkaktuar Kosovës nga këto kontrata kap vlerën e afro 400 milionë eurove.
Të gjitha dokumentet që posedojnë për vendimet mbi blerje të energjisë, Muja thotë se LVV-ja do t’i publikojë menjëherë, duke lutur Prokurinë e Shtetit që t’i marrë në pyetje ish-përgjegjësit e KEK-ut, në kohën e pazareve me Vuk Hamoviqin.

