Mujka godet banditët që bën krimin në Zubin Potok: I kemi zhgënjy kogja shumë…

Drejtori i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka në një prononcim për Indeksonline ka folur më shumë rreth shpërthimit të kanalit gjatë ditës së djeshme.
Mujka, është shprehur se ky ishte kanali kryesorë i Ibër Lepencit i cili bënë furnizimin me ujë të pijshëm mbi 600 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.
Ai u shprehë se me reagimin e shpejtë të institucioneve i kemi zhgënjy autorët e këtij dëmi.
“Fatkeqësishtë mbrëmë në orët e vona diku rreth orës 19:00 kemi marë informatë se ka ndodhur një eksplodim në kanalin tonë. Për ne ka qenë një gjë e papritur dhe menjëherë u pa që është një akt terrorist i cili ka pasur për qëllim I një krijimi I një situate paniku dhe pasigurisë së qytetarëve edhe unë besojë që me veprimin tonë të shpejtë I këmi zhgënjy kogja shumë. Ky është kanali kryesor I Ibër Lepencit I cili bënë furnizimin me ujë të pijshëm mbi 600 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe furnizmin e KEK-ut me ujë ku ftofë turbinat e ujit që është I rëndësisë së veçantë”, ka thënë Mujka për Indeksonline.
Mujka, ka treguar se dëri mbrëmë gjatë natës janë vendosur tuba brenda kanalit për të furnizuar KEK-un.
“Deri në orët e e vona të mbrëmjes kemi venos tubat brenda kanalit e cila mundësonë furnizimin e KEKU-t dhe tani detyra jonë e ardhëshme është që të bëjmë të mundëshme furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm. Kjo do të kërkojë më shumë kohë mirëpo në jemi të përkushtuar të kryejmë sa ma shpejtë këtë punë”, ka thënë Mujka./Indeksonline/