Mujku: Do të jem zë i fuqishëm i qytetarëve të Prishtinës

Kandidati për asamble në Komunën e Prishtinës nga “Lidhja e Prishtinës” Vebi Mujku, ka thënë se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve.
Mujku ka thënë se “Lidhja për Prishtinën”, nuk është thjeshtë vetëm emër, por është lidhje mes qytetarit dhe asambleistit.
Mujku ka thënë se ata do t’i sigurojnë qytetarët se do të jenë në vazhdimësi në lidhje me ta dhe se fjalën e tyre do ta dërgojnë aty ku duhet.
“Ne jemi ata që do ta dërgojmë fjalën tuaj aty ku e ka vendin, do ta mbrojmë fuqishëm. Ne do t’i përmbushim të gjitha obligimet karshi qytetarëve”, ka thënë Mujku.
Ndryshe Mujku i cili mban numrin 115, është ekspert i çështjeve sociale dhe ka një ekspertizë të jashtëzakonshme. Ai ka punuar në shumë organizata të huaja dhe vendore .
Vebiu është Autor dhe bashkautor i disa publikimeve shkencore si: Bochum Gjermani – Ndikimi i personave të riatdhesuar në Ekonomi Braktisja e Fëmijëve dhe Adoptimi 2024 Autor i librit “Puna Sociale në Praktikë në Qendrën për Punë Sociale “ Pjesëmarrës aktiv nëpër media të ndryshme lidhur me informimin e popullatës për shërbimet sociale në Kosovë, trajtimin e rasteve të ndryshme dhe analiza, pjesëmarrës në grupe të ndryshme punues për zhvillimin e legjislacionit primar, sekondar dhe rregulloreve të ndryshme.