Mukwege flet për dhunimin e një gruaje në Drenas: Rrëfimi i saj ishte i trishtë

Denis Mukwege, gjinekolog me famë botërore, aktivist për të drejtat e njeriut, si edhe laureat i çmimit “Nobel” për paqe, ka folur për përvojën e tij dhe takimet me të mbijetuarat e dhunës në Kosovë.
“Nga 20 mijë, pak të mbijetuarve u është njohur statusi nga komisioni qeveritar. Në vitin 2019 kam qenë në Kosovë për vizitë në një qendër riintegrimi në Komunën e Drenasit – më emocionoi thellësisht. Aty e kemi takuar një viktimë e cila atë kohë është munduar ta tregojë përvojën e saj. Rrëfimi i saj ka qenë shumë i trishtë. Na ka bërë të gjithëve të qanim”, tha ai.
Këtë rrëfim, Mukwege e bëri në fjalimin e tij në kuadër të Konferencës së 25-të Ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt.
Mukwege thotë se zëri i viktimave duhet dëgjuar.
“Zëri i tyre duhet të dëgjohet; duhet t’i përkrahim, t’i mbështesim në mënyrë që t’ia dalin sado pak”, u shpreh Mukwege.