75 Mall Live Search
14:45 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / Z S

Mulaj: Bjeshkët e Rugovës prioritet kombëtar, rëndësi jetike ndërtimi i një rruge moderne

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dr. Sci. Besim Mulaj, ka deklaruar se Bjeshkët e Rugovës duhet të trajtohen si prioritet mbi prioritetet.

Duke theksuar se kjo zonë përballet sot me barriera ligjore që po bllokojnë zhvillimin ekonomik, turizmin cilësor dhe investimet e qëndrueshme.

Sipas tij, korniza aktuale ligjore për parqet kombëtare po pengon agroturizmin, iniciativat familjare dhe mikrobizneset rurale, duke lënë banorët pa mundësi reale zhvillimi.

Mulaj ka theksuar gjithashtu rëndësinë jetike të ndërtimit të një rruge moderne që lidh Pejën me Rugovën, duke nënvizuar se ligjet duhet të shërbejnë si mjet për balancim mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit.

Postimi i plotë: