Mulaj: Cerrca e Ibrahim Rugovës na la porosi sot, qeverinë e majtë ta çojmë në shtëpi

Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Besim Mulaj ka marrë përkrahje të madhe në fshatin Cërcë.
Ai u shpreh se Cerrca e Ibrahim Rugovës na la porosi sot, qeverinë e majtë ta çojmë në shtëpi
‘’Sot, Cerrca dhe Lubozhda nëndega ”Ibrahim Rugova” na nderoi me një pritje madhështore!Në trollin që na mësoi të flasim pak e të punojmë shumë për të ndryshuar shekujt!Ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me qytetarët e kësaj zone me histori dhe vlera të mëdha, shumë prej të cilëve i njoh dhe i respektoj maksimalisht. Ndjeva përkushtimin e tyre të palëkundur për rrugën e drejtë dhe dëshirën për një ndryshim të domosdoshëm.Amaneti ishte i qartë: “Ta dërgoni në pension qeverinë e majtë dhe ta drejtojë LDK-ja qeverinë.” Ky nuk është vetëm një mesazh, por një përgjegjësi për të gjithë ne që besojmë në zhvillim dhe qeverisje me dinjitet.Mirënjohës gjithmonë banorëve të Cerrcës së Selmon Kadris, Kryetarit të parë Isa Rexhaj, Kryetarit legjendar të Istogut Haki Rugova dhe Presidentit të përjetshëm Ibrahim Rugova’’, ka shkruar ai.

9 shkurti është dita e fitores, bashkë e rikthejmë përgjegjësinë dhe zhvillimin, ka shtuar ai./Indeksonline/