Mulaj falënderon mediat dhe gazetarët: Zoti ju bekoftë ju dhe Kosovën tonë!

Besim Mulaj ka falënderuar mediat dhe gazetarët për përkrahjen e dhënë. Kandidati me numër 79 te LDK-ja ka thënë se përkushtimi i mediave për informim të drejt ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Të dashura media dhe gazetarë,
Puna juaj është një mision fisnik dhe sfidues. Në këto pesë vite të qeverisjes së majtë, ju jeni ballafaquar me barriera të shumta – nga kufizimi i qasjes në informata deri tek etiketimet dhe sulmet publike nga zyrtarët qeveritarë. Megjithatë, përkushtimi juaj për informimin e drejtë dhe të pavarur të qytetarëve të Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm.
Ne e vlerësojmë lart rolin tuaj në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të informuar. Liria e medias është themeli i një shteti të drejtë dhe euroatlantik, dhe unë, bashkë me subjektin tim, ju mbështesim fuqishëm në këtë kauzë fisnike.
Koha është për ndryshim! Përtej profesionit tuaj si gazetarë, pronarë apo punonjës mediash, ju mbi të gjitha jeni qytetarë të Kosovës. Me votën tuaj dhe atë të familjeve tuaja, mund të kontribuoni për një Kosovë më demokratike dhe më të hapur ndaj botës.
Ju bëj thirrje që më 9 shkurt të votoni Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 124 dhe dr. Lumir Abdixhikun për kryeministër, si edhe të më mbështesni mua si kandidat për deputet me numër 79.
Boll më me qeverisjen e majtë dhe konfliktet e pafundme! Kosova është e vogël, por ka mundësi për të gjithë. Zoti ju bekoftë ju dhe Kosovën tonë” shkruan Mulaj në Facebook.