Mulaj i LDK-së e nis vitin duke takuar punëtorët e pastrimit

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga LDK-ja e ka nisur vitin me një takim të shkurtër me punëtorët e pastrimit, të cilët ai i quan ‘heronj të heshtur’.
Postimi i plotë:
Dita e parë e vitit 2025
Dita e parë e vitit 2025 e fillova me një takim të shkurtër me “heronjtë e heshtur” – punonjësit e kompanisë K.R.M. Ambienti, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm punojnë për të mbajtur mjedisin tonë të pastër, edhe në ditë festash.Bashkëbiseduam për kushtet e punës, sfidat e tyre të përditshme dhe rëndësinë e madhe që ka puna që bëjnë për të gjithë ne. Gjithashtu, i përgëzova edhe menaxhmentin e K.R.M “Ambienti”, Istog, për punën e mirë që po bëjnë dhe u zotova se do të përkushtohem për të siguruar kushte më të mira pune dhe paga më të mira për punonjësit.Ishte një moment për t’i falënderuar për punën e palodhshme dhe për të ndarë urimet më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe suksese në vitin 2025.Respekti dhe mirënjohja për këta njerëz janë të pamatshme!#PaBesimSKaNdryshim#BehuNdryshimi