75 Mall Live Search
21:25 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / FR

Mulaj: Kryeministër, korrupsioni elektoral brina nuk ka, por ka prokurori!

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë që fëmijët dhe pensionistët të marrin nga 100 euro për fundvit.

Mulaj, përmes një postimi në facebook i është drejtuar kryeministrit Kurtit se në cilat vende ke parë një yrrnek të ngjashëm për të ndarë vitra për fëmijët dhe pensionistët pikërisht në kohë zgjedhjesh.

Ai tutje, është shprehur se korrupsioni elektoral brina nuk ka, por ka prokurori.

“Kur Kurti nuk zgjedh mjet për të mbetur në pushtet

Kryeminister, në cilat vende ke parë një yrrnek të ngjashëm për të ndarë vitra për fëmijët dhe pensionistët pikërisht në kohë zgjedhjesh? E nëse e kishe kaq të rëndësishme, pse nuk e planifikove në ligjin për buxhetin e vitit 2024? Apo mos ndoshta humanizmi yt ka një kalendar të fshehtë që përkon me kutitë e votimit?

Kryeministër, korrupsioni elektoral brina nuk ka, por ka prokurori.

Kryeministēr, ndarja e vitrave mund të duket si gjest humanitar, por humanizmi i vërtetë nuk matet me fletëvotime.

Në vend që të përdorësh buxhetin për të garantuar zhvillim afatgjatë, përpiqesh të blini ndonjë simpatizant të momentit. Por mos harro, kryeministër, kujtesa e qytetarëve është më e fortë se një qese me produkte, dhe historia i dënon ata që luajnë me hallet e popullit për pushtet”, ka shkruar Mulaj./Indeksonline/