Mulaj: Kryeministër Kurti, kot sillesh “sokaqeve” të Istogut!

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Besim Mulaj, i ka reaguar kryeministrit Kurti duke i thënë se Istogu nuk është vend i aventurave politike të radhës, as shesh ku eksperimentohet me elektoratin.
Mula, përmes një postimi në facebook u shprehë se ky është vendi i besës, i përkushtimit dhe i vlerave të rrënjosura thellë nga vizioni i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Ndërsa theksoi se Istogu do të mbetet gjithmonë bastion i besës, i vlerave dhe i frymës së LDK-së.
“Kryeministër Kurti, kot sillesh “sokaqeve” të Istogut!
Istogu nuk është vend i aventurave politike të radhës, as shesh ku eksperimentohet me elektoratin. Ky është vendi i besës, i përkushtimit dhe i vlerave të rrënjosura thellë nga vizioni i Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Në çdo shtepi të Istogut, fryma rugoviste vazhdon të jetë busulla që udhëzon qytetarët për një Kosovë më të mirë dhe më të drejtë.
Qeveria e panikut, e cila zbarkon nëpër qytet me gjipa të zinj, po tenton të fitojë zemrat e istogasëve, por as këto vizita nuk arrijnë të dalin nga terri në të cilin qeveris. Vijnë vetëm natën, sepse janë qeveri e territ.
Përkundër përpjekjeve, fryma e LDK-së dhe vizioni rugovist janë të pathyeshme dhe të pakonkurrueshme në këtë tokë.
Istogu do të mbetet gjithmonë bastion i besës, i vlerave dhe i frymës së LDK-së”, ka shkruar Mulaj.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Besim Mulaj kandidon me numër 79./Indeksonline/