75 Mall Live Search
20:37 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / S Z

Mulaj: Kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, e gjithë Kosova ndjek shembullin e saj

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Besim Mulaj, pas tubimit masiv në Gjakovë ka thënë se kur Gjakova thotë “Po” për LDK-në, e gjithë Kosova ndjek shembullin e saj.

Ndërsa ka thënë se  Palestra e sporteve në Gjakovë ishte e vogël, për të zënë gjithë energjinë dhe përkushtimin e qytetarëve, që iu bashkuan tubimit zgjedhor të LDK-së.

“Një atmosferë e ngrohtë dhe plot entuziazëm, ku pata rastin të takohem me shumë miq, bashkëpunëtorë dhe aktivistë të jashtëzakonshëm të LDK-së në Gjakovë. Kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, gjithë Kosova ndjek shembullin e saj. Kjo është fuqia e besimit, fuqia e njerëzve që e dinë se ndryshimi vjen vetëm kur jemi të bashkuar dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Mulaj.