Mulaj, nga Istogu: Vizioni i qartë për zhvillimin e shtetit do të bëhet realitet me Abdixhikun

Forumi i Gruas së LDK-së u mblodh sot në Banjë dhe Gurrakoc të Istogut, në një tubim madhor ku u shpalosen ide, vizion dhe program mbështetës për gratë e Kosovës.
Pas takimit, i lumtur u shpreh kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Besim Mulaj, që deklaron se vizioni i qartë për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe shtet të së drejtës, do të bëhet realitet me Lumir Abdixhikun.
“Faleminderit znj. Fikrije Shala për organizimin dhe përkushtimin, si dhe të gjitha grave dhe vajzave pjesëmarrëse për energjinë dhe besimin në LDK. Bashkë, me besim dhe vendosmëri, e sjellim ndryshimin!”, u shpreh ai.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Mulaj bartë numrin 79 në listën e LDK-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot pata nderin të bashkëbisedoj me gratë dhe vajzat e Forumit të Gruas të LDK-së në Banjë dhe Gurrakoc.
Këto dy takime të frytshme u organizuan nga kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së në Istog, znj. Fikrije Shala, e cila me përkushtimin e saj të palëkundur po e forcon zërin e grave në politikë dhe shoqëri.
Ishte një kënaqësi të diskutoja me këto gra të jashtëzakonshme, të cilat janë jo vetëm shtylla të familjeve të tyre, por edhe forca e së ardhmes së vendit tonë. U ndamë me bindjen e përbashkët se LDK ka programin më të mirë zgjedhor, një vizion të qartë për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe shtet të së drejtës.
Me Llumir Abdixhikun kryeministër, ky vizion do të bëhet realitet. Ai ka dëshmuar lidership të fortë dhe vendosmëri për ta çuar Kosovën përpara, dhe unë jam i bindur se me mbështetjen e qytetarëve, ndryshimi i duhur është i pashmangshëm.
Faleminderit znj. Fikrije Shala për organizimin dhe përkushtimin, si dhe të gjitha grave dhe vajzave pjesëmarrëse për energjinë dhe besimin në LDK. Bashkë, me besim dhe vendosmëri, e sjellim ndryshimin!