75 Mall Live Search
21:21 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / Z S

Mulaj për programin e Infrastrukturës dhe Energjisë në Kosovë: Më ambiciozi në 20 vitet e fundit

Kanditati i LDK-së për deputet Besim Mulaj ka thënë se programi i LDK-së për Infrastrukturën dhe Energjinë në Kosovë është më ambiciozi në 20 vitet e fundit.

Pr.Dr.Sc Besim Mulaj u shpreh më tutje se propozimet përfshijnë ndërtimin e rrugëve kryesore, përfundimin e autostradave dhe krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm.

”Në Mitrovicë, u prezantua një program ambicioz për zhvillimin e Infrastrukturës dhe Energjisë në Kosovë, i cili synon të transformojë vendin në një model rajonal. Propozimet përfshijnë ndërtimin e rrugëve kryesore, përfundimin e autostradave dhe krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm, duke theksuar nevojën për të avancuar shpejt për të arritur standardet e vendeve të zhvilluara evropiane”, ka thënë Mulaj.

Ai ka shtuar se me investime të konsiderueshme në projekte infrastrukturore dhe energjetike, synohet përmirësimi i kushteve të jetesës dhe rritja e efikasitetit energjetik në Kosovë./Indeksonline/