Mulaj: Privilegj të iu drejtohesh votuesve të LDK-së
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Mulaj, ka theksuar se është një privilegj t’u drejtohet votuesve besnikë të partisë.
Ai ka zhvilluar takime me banorët e Uçës, Zallqit dhe Dubravës, duke bashkëbiseduar me ta për shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
“Gjatë bashkëbisedimit shpalosa një pjesë të programit të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke ndarë vizionin tonë për zhvillim, mirëqenie dhe qeverisje të përgjegjshme.Me bindje dhe përgjegjësi u zotova për angazhim maksimal në realizimin e kërkesave dhe shqetësimeve që u ngritën nga banorët. Besimi i tyre është motivi më i madh për të vazhduar punën me përkushtim dhe ndershmëri.”, shkruan mes tjerash ai.
Statusi i tij i plotë:

