75 Mall Live Search
18:51 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / Gj. Sh

Mulaj publikon video nga ura e Saradranit, tallet me Kurtin: Një urë për katër vite

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj (79), ka postuar një video nga ura e Saradranit.

Nga atje, Mulaj ka thënë se ky është investimi më kapital që ka bërë Qeveria Kurti për 4 vite.

Ai ka pubilkuar pamje ku gjendja e urës dhe ambienti për rreth nuk duken dhe aq mire.

”Pas 9 shkurtit, kur Kurti të shkojë në pension, si deputet i ardhshëm do propozoj që kjo urë të mos quhet më ura e Saradranit, por “Ura e Kryeministrit Kurti”. Një urë për katër vite. Ky është sukseses se jo mahi!” ka shkruar Mulaj në facebook.

Postimi i plotë: