Mulaj: Rritja e numrit të votuesve së LDK-së nga diaspora është dëshmi se populli ynë është gati për ndryshimin e madh që na pret

Kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit ka felënderuar diasporën për procesin e regjistrimit.
”Sot, ndjehem thellësisht mirënjohës për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm në procesin zgjedhor. Regjistrimi masiv i mbi 30,000 votuesve të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është një arritje e jashtëzakonshme dhe një shenjë e qartë se zëri juaj është i fuqishëm dhe i rëndësishëm”, ka shkruar Mulaj.
Ai u shpreh se ndryshe nga herët e tjera, LDK kësaj here ka përfshirë diasporën plotësisht në vendimmarrje të partisë.
”Kjo qasje e re dhe e hapur ka çuar në themelimin e shumë degëve dhe nëndegëve të reja, duke forcuar lidhjet tona dhe duke krijuar një platformë ku zëri i çdo shqiptari mund të dëgjohet”.
Rritja e numrit të votuesve së LDK-së nga diaspora është dëshmi se populli ynë është gati për ndryshimin e madh që na pret, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/