Mulaomerovic publikon listën për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Maqedonisë
Është publikuar lista e gjerë e të ftuarve nga Damir Mulaomerovic për ndeshjet që përfaqësuesja seniore e Kosovës në basketboll i zhvillon këtë fundvit.
Kosova më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në qytetin Oradea, kurse më 2 dhjetor në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë, ndeshje këto të vlefshme për fazën parakualikuese drejt Eurobasket 2021.
Ajo që bie në sy nga lista e të ftuarve është amerikani i natyralizuar Malcolm Armstead, për të cilin kjo është ftesa e parë në përfaqësuesen e Kosovës. Armstead, i gjatë 189 centimetra, luan në pozitën e playmaker-it, ndërsa aktualisht është anëtar i skuadrës turke Büyükçekmece, e cila garon në Superligën e Turqisë.
Lista e Kosova A
- Dardan Berisha (kapiten)/KB Z Mobile Prishtina
 - Fisnik Rugova/KB Z Mobile Prishtina
 - Lis Shoshi/BC Maccabi Ashdod (Izrael)
 - Gëzim Morina/KK Sencur GDD (Slloveni)
 - Meriton Ismaili/KB Z Mobile Prishtina
 - Ergin Grosha/ KB Bashkimi
 - Leonard Mekaj/KB Golden Eagle Ylli
 - Valon Bunjaku/KB Z Mobile Prishtina
 - Andi Shehu/ KK Leone Ajdovscina (Slloveni)
 - Rron Ukaj/KB Rahoveci
 - Altin Morina/KB Z Mobile Prishtina
 - Mikaile Tmusic/KB Z Mobile Prishtina
 - Muhamedali Janjeva/KB Feronikeli
 - Malcolm Armstead/BC Büyükçekmece (Turqi)
 
Shtabi profesional
Damir Mulaomerovic – Përzgjedhës i Kosovës
Bujar Loci – Ndihmëstrajner
Ilir Selmani – Ndihmëstrajner
Andin Rashica – Ndihmëstrajner
Kujtim Shala – Fizioterapeut
Admirim Krasniqi – Fizioterapeut
Granit Rugova – Drejtor i Përfaqësueses
Artina Hasani – Staf i zyrës ekzekutive të FBK-së

