22:16 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Mulhaxha-Kollçaku: Agim Veliu pa keqardhje e çoi komunën e Besianës në zgjedhje, ku do të dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës

Deputetja nga VV, Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Ministritë e tjera përgjegjëse janë duke e kryer punën në mënyrën e duhur, prandaj kjo shihet si pengesë për kundërshtarët politikë, që investuan çdo gjë për prishje të koalicionit.

Më tutje ajo tha se Agim Veliu, e ka çuar komunën e Besianës në zgjedhje dhe me çka dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës pa asnjë nevojë, shkruan Indeksonline.

“Respekt për ata zëra në LDK që edhe këto ditë gjetën guximin për të kundërshtuar, në cilëndo formë”, shtoi ajo.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në këto momente shumë prej jush jeni në krye të detyrës dhe të gjithë të tjerët në izolim apo karantinë, dhe e gjithë kjo po ndodhë për të parandaluar dhe luftuar COVID/19. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministritë e tjera përgjegjëse janë duke e kryer punën në mënyrën e duhur, prandaj kjo shihet si pengesë për kundërshtarët politikë, që investuan çdo gjë për prishje të koalicionit.
Si epidemiologe e ritheksoj nevojën për bashkëpunim të qytetarëve me institucionet përgjegjëse që janë duke bërë përpjekje maksimale për menaxhimin e situatës.
Si politikane, megjithatë po ndiej nevojën për të shtuar diçka.
Disa gjëra tani po qartësohen.
Fakti që partneri i koalicionit kërkoi të parën Ministri për të cilën më së shumti ishte e interesuar V E T Ë V E N D O S J E! dhe se në krye të asaj Ministrie erdhi kundërshtari i koalicionit, siç po shprehet vetë tani, duke çuar pa asnjë keqardhje komunën e Besianës në zgjedhje dhe me çka dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës pa asnjë nevojë, shpërfaq tani qartë se:
Kështu u vendos pengesa e parë për mbijetesën e koalicionit, sepse kjo ishte sprovë tepër e shpejtë, e panevojshme, sidomos për një parti e cila gjithnjë prononcohet se ka aq shumë kuadro.
Sot kur LDK, botërisht distancohet nga programi qeverisës i përbashkët dhe i votuar, ndërsa si arsye për mocion e vendos theksin te “antiamerikanizmi” për diçka që poashtu botërisht dihet se nuk qëndron, është shumë më shumë se hipokrizi dhe padrejtësi. Respekt për ata zëra në LDK që edhe këto ditë gjetën guximin për të kundërshtuar, në cilëndo formë.
Qytetarët do ta vlerësojnë më së miri ku mbeti shpresa dhe nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e ardhshme do ta rikonfirmojnë shumë më bindshëm këtë gjë.
Koalicionet mes partnerëve të dikurshëm, që na zhvatën e ngulfatën këto 20 vite, po vërtetohet se na qenkan të vetme të natyrshme.
Sot në konferencë për medie, në pyetjen e gazetarit për zgjidhjet e mundshme në këtë situatë Abrashi përgjigjet:
“Do të gjindet një zgjidhje kreative”??!!

Kreative, me ata që janë për taksën, apo ata që janë kundër(!!!!), apo me të gjithë ata, se me rëndësi është që të gjithë janë kundër
V E T Ë V E N D O S J E S!

#tragjikomedi

P. S.
E nesërmja do të vijë, prandaj kujdes për shëndetin dhe durim.