13:13 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Mulhaxha-Kollçaku kërkon zgjedhje: Sovrani foli më 6 tetor, ashtu si do të flet edhe nesër

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar përmes një postimi ku thotë që sovrani ka folur më 6 tetor, dhe se ashtu si foli dje, ashtu si do të flet edhe nesër

Kollçaku insiston në zgjedhje, ku thotë jemi në vitin 2020 e jo në vitin 2000, shkruan Indeksonline.

“Plot njëzet vite të vjedhura, të humbura. A mos vallë po mendoni që do t’ua falim edhe ndonjë?
E morët besimin e qytetarëve ndër vite, e që pjesën më të madhe të tyre e latë në varfëri apo të nënshtruar për shkak të një favori sado pak të vogël. U pasuruat duke grabitur pamëshirshëm pikërisht nga djersa e po këtyre qytetarëve, të cilëve iu qëndruat mbi kokë me gishtin tregues, e jo rrallë edhe me këmbë mbi te për t’ia ndrydhur vullnetin për të kundërshtuar”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë:

Vetëm një gjë nuk duhet harruar, nuk jemi në vitin 2000, por në vitin 2020.
Plot njëzet vite të vjedhura, të humbura. A mos vallë po mendoni që do t’ua falim edhe ndonjë?
E morët besimin e qytetarëve ndër vite, e që pjesën më të madhe të tyre e latë në varfëri apo të nënshtruar për shkak të një favori sado pak të vogël. U pasuruat duke grabitur pamëshirshëm pikërisht nga djersa e po këtyre qytetarëve, të cilëve iu qëndruat mbi kokë me gishtin tregues, e jo rrallë edhe me këmbë mbi te për t’ia ndrydhur vullnetin për të kundërshtuar.
Këto ditë nga studiot televizive folët çdo mbrëmje duke nxjerrë vrer kundër Qeverisë Kurti, duke tentuar që t’ia mveshni gjitha ato dëme që i sollët këtij vendi dhe qytetarëve të tij.
JU, pushtetarë me ndërrime këto njëzet vjet famëkeqe, sot flisni për krim e korrupsion dhe aplaudoheni nga shërbëtorët tuaj!!!
A mos vallë menduat ju dhe të emëruarit tuaj që vazhdojnë të jenë në shërbim për ju aty, se gjithë kjo përkrahje qytetare për Qeverinë Kurti nuk është mesazh i qartë për njerëzit e sojit tuaj, zhvatës, grabitqarë? A menduat dhe a llogaritët në kujtesën afatshkurtër që deri tani iu lëverdisi?
Rizgjimi ndodhi më 6 tetor, sepse sovrani foli.
Ashtu si foli dje, dhe ashtu si do të flet edhe nesër.
E ju do t’iu vret gjaku dhe djersa e atyre që nuk janë më për të përjetuar shkuarjen tuaj njëherë e përgjithmonë, aty ku e keni vendin, në kontenjerin e historisë.
#zgjedhje
#QeveriaKurti2