Mulhaxha-Kollçaku: Na brengosin vdekjet nga Covid-19

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë.
Ajo shtoi se e shqetëson numri i vdekjeve nga ky virus, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!
Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.
Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve.
Ajo çfarë na brengos ende, jane vdekjet e të prekurve nga COVID-19.
Beteja vazhdon!