17:00 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mulla Osmani i reagon ashpër Erleta Hotit, pasi ajo i ofendoi myslimanët!

Imami nga Drenasi, Osman Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së vajzës së Ukshin Hotit, Erletës, e cila ka shpërthyer me disa deklarata anti-Islame ku ka kritikuar Plakun haxhi Ramadan Hyseni i cili dhuroi 10 ari truall në lagjen Emshir me vlerë prej (220.000€) për KBI Prishtinë për ndertimin e Xhamisë.

“I kish dhuru tipi 200 mijë euro per ndertim te xhamise. Bac a po don me na e bo 4 katershe e me 6 minare a? M’plaset me islamizma kur gjysherit i keni pase te krishtere”, ka shkruar ajo.

E kjo nuk i pëlqeu aspak mulla Osmanit. Madje, ai e ka quajtur “qikë e keqe”.

“Ti qika e KEQE, e babës dhe familjes së mirë. Republika e Kosovës dhe Prishtina e jonë, e dashur, t’i mundëson edhe besimet tjera; afër ke Katedralen Katolike dhe z.Dod Gjergjin, Kishën Ortodokse, ndonjë Pop, që nuk po ia di emrin, ose Kishën Protestante të z. Artur Krasniqit, jemi shokë me të, apo edhe ndonjë besim tjetër, vetëm mos fut urrejtje mes feve se është “marre” e Harrova se, si po shihet, s’ka marrë për tipat si ti…”, ka shkruar ai.  /Indeksonline/