75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 16 Mars 2026 / G T

Muller dhe Rodriguez takohen në fushë, por tani si kundërshtarë

Dikur ishin bashkëlojtarë te Bayern Munich-u dhe fitonin trofe së bashku, ndërsa tani u përballën si kundërshtarë në MLS.

Thomas Muller dhe James Rodriguez u takuan së fundmi në ligën profesionale të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke rikthyer kujtime nga koha kur luanin në të njëjtin ekip në Gjermani, shkruan Indeksonline

Dyshja ndanë dhomat e zhveshjes te Bayern Munich-u gjatë periudhës 2017–2019, kur James Rodriguez ishte i huazuar nga Real Madridi. 

Tani rrugët e tyre janë kryqëzuar sërish, por kësaj here si rivalë në MLS. Takimi i tyre në fushë u komentua gjerësisht nga tifozët, pasi të dytë janë emra të njohur të futbollit botëror dhe kanë lënë gjurmë në klubet ku kanë luajtur gjatë karrierës../Indeksonline/