Muller e shkëmben fanellën me talentin shqiptar, i bënë një falënderim të veçantë

Bayern ka fituar si mysafir i Mainz me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së tetë të Bundesligës.
Asistues te goli i vetëm i Mainz ishte shqiptari Brajan Gruda.
Ai madje pas ndeshje ka shkëmbyer fanellën me yllin e Bayern, Thomas Muller.
Sulmuesi gjerman e ka falënderuar Grudën për fanellën.
“Faleminderit Brajan Gruda për fanellën tuaj, vazhdoni të punoni shumë miku im”, ka shkruar Muller në Instagram.
Brajan Gruda është sulmues 19 vjeçar i cili luan për grupmoshat e reja të Gjermanisë. /IndeksOnline/