23:26 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Muller: Është e vështirë të shpjegohet takimi i sotëm, si skuadër po kalojmë në formë jetësore

Bayerni e ka mposhtur Barcelonën me rezultat të thellë në 2:8 në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.


Skaudra gjermane arriti ta sigurojë një vend në gjysmëfinale të CHL, duke e mposhtur favoritin kryesor të kësaj gare, shkruan IndeksOnline

Pas fitores foli edhe sulmuesi i “bavarezëve” Muller, ku tha se skuadra etij po kalojnë në fomë jetësore.

“Është e vështirë të shpjegohet. Unë mendoj se në këtë moment skuadra jonë është në një formë të jashtëzakonshme”.

“Faleminderit për trofeun e lojtarit të ndeshjes – ndoshta kemi 12 deri në 15 lojtarë që e meritojnë atë. Ne kemi punuar shumë dhe kemi këtë intensitet. Jemi argëtuar sot’, tha Muller.