75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 20 Prill 2023 / B O

Muller fajëson sulmuesit e Bayernit për eliminimin nga Liga e Kampionëve

Thomas Muller mendon se efikasiteti i dobët i sulmuesve ishte shkaku kryesor i eliminimit të Bayernit nga Liga e Kampionëve.

Ylli gjerman ka thënë se ka patur një energji të madhe dhe forcë motivuese për ndeshjen e kthimit, por që nuk u arrit qëllimi.

“Duhet të jem i sinqertë. Ishte një përpjekje e madhe, ne kishim edhe disa pjesë të shkëlqyera të lojës, por në fund na mungoi aftësia dhe goli. Nuk po shënojmë gola majftueshëm dhe kjo na penalizoi. Të shtunën luajm ndaj Mainz dhe tani atje e kemi fokusin” ka thënë Muller./Indeksonline/