75 Mall Live Search
11:08 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / B O

Muller flet për herë të parë për largimin e Lewandowskit: Edhe Ribery donte kalimin te Reali, por…!

Thomas Muller ka folur për herë të parë për situatën e krijuar te Bayern lidhur me kërkesën publike të Lewandowskit për largim.

Ylli gjerman ka thënë se ka shpresë që sulmuesi polak do të qëndrojë edhe më tutje te skuadra bavareze.

“Dua që Lewa të jetë partneri im sulmues edhe për shumë vite. Më kujtohet dëshira e Franck Riberit për të shkuar në Real Madrid, por më pas qëndroj edhe për shumë vite të tjera këtu. Jemi në pushim veror dhe është një kohë në të cilën kemi përjetuar shumë gjëra. Jam i bindur se Lewandowski do të jetë këtu edhe pas 1 shtatori” ka thënë Muller./Indeksonline/