Muller humbet finalen, del pozitiv me Covid-19

Thomas Muller ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 pas testimeve gjatë ditës së djeshme.
Sulmuesi i Kombtares së Gjermanisë do ta humbet finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube për shkak të rezultatit pozitiv, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka konfirmuar gazeta gjermane ‘Sky’ – dhe së shpejti pritet konfirmimi zyrtar nga FIFA dhe klubi i Bayernit.
Kujtojmë që para disa dite te kampioni aktual i Bundesligas kishte rezultuar pozitiv edhe dyshja, Javi Martinez dhe Leon Goretzka./IndeksOnline/