75 Mall Live Search
08:27 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mulleri injoron Gjermaninë: E kam mendjen te tripleta

Thomas Mulleri s’e ka më mendjen te Gjermania. Kjo është ajo që ka deklaruar mesfushori i Bayernit në një deklaratë të fundit.

Trajneri i Kombëtares gjermane, Joachim Low, është shprehur se Mulleri ka shumë pak mundësi të rikthehet, sepse synon t’u japë shanse të rinjve. “Shanset janë të ulëta për rikthim. I kemi sytë te të rinjtë”, ka deklaruar Low.

Mulleri e ka bërë shpejt reagimin për teknikun e “Pancerave”. “Për momentin nuk më intereson Gjermania. Jam i interesuar vetëm për klubin, ku dua të fitojmë mundësisht tripletën”.