75 Mall Live Search
18:01 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / Gj. Sh

Muller: Jam i pakënaqur me Tuchel

Thomas Muller donte të luante si titullar ndaj Manchester City, por Thomas Tuchel vendosi ta hidhte në fushë vetëm në minutën e 80’.

Sulmuesi “veteran” i Bayern Munchen, nuk e fshehu pakënaqësinë e tij në deklaratën pas humbjes 3-0 në “Etihad” në çerekfinalen e parë të Champions League.

Natyrisht që të gjithë duan të luajnë titullarë. Megjithatë, unë nuk lejoj egon time të mbizotërojë, edhe pse nuk isha i kënaqur me vendimin e trajneri.

E përballova këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është e thjeshtë të flasësh pas një humbjeje 3-0, por nuk luajtëm keq.

Gjithsesi, ne duhet ta analizojmë mirë dhe saktë këtë takim dhe të nxjerrim mësimet e duhura”, u shpreh 33-vjeçari bavarez.