Muller poston lakuriq në ndeshjen e tij të 500 për Bayernin
Bayern Munchen mposhti rivalin e tyre më të madh Dortmundin me rezultat 4-0 në ndeshjen e Bundesligës të zhvilluar mbrëmë.
Kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për futbollistin gjerman, Thomas Muller, shkruan Indeksonline.
30 vjeçari zhvilloi ndeshjen e tij të 500 me kampionët e Gjermanisë, duke hyrë në radhën e futbollistëve me më shumë paraqitje.
Pas ndeshjes, Muller pozoi lakuriq, me dhuratën e presidentit Rummenigge të varur në qafë.
Ylli gjerman është i jashtëzakonshëm, ku shpesh bën gjëra interesante. /IndeksOnline/
