75 Mall Live Search
10:34 / E Enjte, 09 Mars 2023 / B O

Muller provokon Messin: Me të na ecin punët mirë, problem e kishim Ronaldon

Përveç eliminimit, Thomas Muller nuk ka ngurruar ta provokoj edhe me fjalë Leo Messin.

“Kundër Messit, gjërat gjithmonë shkojnë mirë në të gjitha nivelet sa i përket rezultateve. Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ka qenë problemi ynë kur ai ishte në Real Madrid”, tha Muller pas ndeshjes me PSG-në. Megjithatë ylli gjerman gjeti pak fjalë të mira edhe për yllin argjentinas.

“E kam respektin më të madh për paraqitjet e Messit në Kupën e Botës. Paraqitjet individuale të Messit në Kupën e Botës ishin mahnitëse. Ai e barti në supe tërë skuadrën. Nuk është e lehtë të luash në një ekip si PSG-ja. Është e vështirë ta arrish një baraspeshë të mirë ekipore”, tha Muller./Indeksonline/