75 Mall Live Search
15:48 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / B O

Mullerit i zgjati pak gëzimi i fitores së Barcelonës, shtëpia e tij u thye dhe u vodh në vlera të mëdha!

Ylli i Bayernit, Thomas Müller , përjetoi një slitë emocionesh në ditëlindjen e tij. Fitorja ndaj Barcelonës e gëzoi shkurt yllin gjerman ngase me të shkuar në shtëpi kuptoi që ka qenë pre e hajnave.

Sipas gazetës gjermane BILD , shtëpia e mesfushorit është vjedhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Policia konfirmoi se janë vjedhur para të gatshme, bizhuteri dhe sende me vlerë në vlerën e 500 mijë eurove.

Kapiteni i Bayern-it mësoi për ngjarjet menjëherë pas fishkëllimës së fundit dhe shkoi menjëherë në shtëpi .

Kjo shpjegon edhe pse Müller nuk dha asnjë intervistë pas ndeshjes.

Zyrtarisht, Bayern kishte bërë të ditur se largimi i papritur i futbollistit të tyre ishte për shkak të një çështje private./Indeksonline/