Muminoviq fiton të bronztën në Çeki
Erza Muminoviq, ka fituar sot medaljen e bronztë në garën Kupa e Xhudos “IJF World Tour” për kadete, që po mbahet në Bielsko Biala të Çekisë.
Xhudistja jonë e nisi me humbje garën në kategorinë -48 kg, duke u mposhtur nga japonezja, Hikari Yoshioka, kurse më pas renditi pesë fitore në repesazh.
Erza mundi Lea Beres (Francë), Falcon Sanchez (Spanjë), Anna Kriza (Hungari), Karolina Mika (Poloni) dhe Rita Koszegi (Hungari).
Nesër garon Fationa Kasapi (-57 kg).
Të dyja xhudistet do të garojnë edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Baku 2019, që mbahet prej 21-27 korrik të këtij viti. /IndeksOnline/